Loading…

Pandemia COVID-19: 49876 raste dhe 2401 vdekje të reja të raportuara dje

  • 26/03/2020 | 08:17

Pandemia COVID-19: 49876 raste dhe 2401 vdekje të reja të raportuara dje

Pas shpërthimit të epidemisë së korona virusit të ri SARS-CoV-2 në qytetin Wuhan në Kinë dhjetorin e vitit të kaluar raportohet se deri më 25 mars së paku 21238 njerëz kanë vdekur nga sëmundja COVID-19. OBSH’ja e ka shpallur pandemi globale me 11 mars, transmeton Gazeta Metro.


49876 raste të reja të COVID-19 dhe 2401 vdekje janë raportuar gjatë ditës së djeshme.

Rastet e të prekurve që janë shëruar deri tani janë 114224 apo 24.3 për qind, në trajtim mbesin 335411 raste, 71.2 për qind.

Përqindja e mortalitet të pandemisë së COVID-19 është  4.5 për qind në shkallë botërore.

Ndonëse nisi në Kinë, tani pandemia është përhapur në 201 shtete dhe territore të botës. 106 prej tyre kanë raportuar fatalitete. Rastet e para të vdekjeve i raportuan dje edhe në Estoni, Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Palestinë dhe Niger. Tani 83 për qind e rasteve të COVID-19 janë jashtë Kinës kontinentale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë