Loading…

Pandemia COVID-19 shkaktoi rënien e të hyrave në turizëm me 91% në Kosovë

  • 20/04/2021 | 16:36

Pandemia COVID-19 shkaktoi rënien e të hyrave në turizëm me 91% në Kosovë

Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka publikuar sot hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e turizmit në vendin tonë.


Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se pandemia ka shkaktuar rënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe rënie të theksuar të të hyrave nga ky sektor.

“Sektori i turizmit është ndikuar rëndë nga pandemia, ka rënë numri i vizitorëve ndërkombëtarë 70 për qind, ndërsa rënia e përgjithshme në të hyra është më shumë se 91 për qind”, tha ajo.

Ky sektor, sipas ministres Hajdari, është i një rëndësie të veçantë për zhvillim ekonomik dhe se Qeveria Kurti 2 do ta ketë prioritet zhvillimin e turizmit.

Drejtori i Unionit të Turizmit të Kosovës Baki Hoti duke theksuar se është hulumtimi i parë i këtij lloji, tha se ky hulumtim do të ndikojë edhe tek institucionet që ta mbështesin turizmin pasi sipas tij është shtyllë kryesore e ekonomisë dhe rritjes së punësimit.

Sektori i guidave është sektori më i prekur me 82.71 për qind në pandemi, pasuar nga sektori i akomodimit me 74.84 për qind, sektori i transportit ajror dhe rrugor me 71.26 për qind. Sektori i agjencive turistike, po ashtu, ka shënuar rënie me 66 për qind dhe gastronomia 55.53 për qind.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë