Loading…

Pandemia “kurseu” Trustin, realizohen më shumë se 71 milionë euro kthim nga investimet

  • 01/02/2021 | 09:54

Pandemia “kurseu” Trustin, realizohen më shumë se 71 milionë euro kthim nga investimet

Pandemia nuk ka ndikuar në rënien e të hyrave në Fondin e Kursimeve Pensionale, pasi që ka pasur një kthim të investimeve me vlerë prej 71 milionë euro.


Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se viti 2021 Trustin e ka gjetur në gjendje të mirë, por ai ka thënë se duhet të shikohet gjendja në tregjet financiare.

“Për fat të mirë, vitin e kaluar e kemi mbyllur pozitivisht me një kthim nga investimet më shumë se 71 milionë euro, edhe ky vit ka filluar pozitivisht, janarin e kemi me kthim pozitiv, por duhet parë se do të ec gjendja në tregjet financiare e ndërlidhur fort me çështjen e pandemisë me zgjidhjet që mund të bëhen me gjetjen e vaksinës së duhur për të luftuar virusin”.

Demi, tutje ka thënë se tani për tani nuk ekziston mundësia për tërheqje të parave të tjera për rimëkëmbke ekonomike, përveç 10%.

“Aktualisht legjislacioni në fuqi deri me datën 6 prill, mundëson tërheqjen e 10% edhe nuk ka ndonjë bazë ligjore për tërheqje të tjera, përveç tërheqjeve të zakonshme që janë pensionit të moshës 65 vjeç apo rastet e invaliditetit, apo rastet e vdekjeve”, tha ai për EO.

Ai ka sqaruar se 70% të mjeteve aktualisht i kanë të investuara në tregjet ndërkombëtare.“Aktualisht i kemi rreth 70% të mjeteve të investuara në tregjet financiare ndërkombëtare në Kosovë, janë të investuara gati 30% ose gjenden në vend, edhe është shifra më e lartë që e kemi pasur ndonjëherë si shifra më e lartë që e kemi pasur brenda vendit duke qenë se mundësitë janë të kufizuara për të investuar në vendin tonë”, ka thënë Demi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë