Loading…

Pandemia: Mbi 20 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

  • 11/08/2020 | 18:01

Pandemia: Mbi 20 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

Raportohet se është tejkaluar numri i të infektuarve prej 20 milionë i të infektuarve nga sëmundja Covid-19 e shkaktuar nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2. Deri tani janë regjistruar 736492 të vdekur nga kjo sëmundje dhe 12236118 të shëruar sipas raporteve, transmeton Gazeta Metro.


Pas shpërthimit të parë të regjistruar në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar që u shpall si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë me 11 mars të këtij viti tani sëmundja raportohet të jetë përhapur në 220 shtete dhe territore. Në 196 prej tyre është raportuar për fatalitete.

Tani sipas raporteve të institucioneve shëndetësore mbeten 7209019 raste aktive me sëmundje, 35.7 për qind.

Për të shëruar në botë raportohet për 12236118, 60 6 për qind, ndërsa të vdekur në shkallë botërore janë raportuar 736492 me shkallë të vdekshmërisë prej 3.6 për qind./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë