Loading…

Panik e frikë në Indi: Mjekët keqtrajtohen nga popullata pasi trajtojnë pacientë me korona virus

  • 25/03/2020 | 23:01

Panik e frikë në Indi: Mjekët keqtrajtohen nga popullata pasi trajtojnë pacientë me korona virus

Derisa pandemia globale e COVID-19 po përhapet me shpejtësi, po ashtu edhe frika e paniku i kapluar popullatën në Indi në ditën e parë të izolimit 21 ditësh të shpallur dje nga kryeministri Modi. E mjekët e infermierët po e durojnë sulmin kryesor pasi ata trajtojnë pacientë të infektuar me korona virusin e ri SARS-CoV-2, transmeton Gazeta Metro.


Në Indi janë raportuar 562 raste të infektimit me korona virusin e ri deri tani, një numër relativisht i ulët duke e ditur numrin e popullatës dhe densitetin e popullsisë. Por ka shenja të rritjes së ankthit pas vendosjes së masave të rrepta qeveritare të ndalimit të qarkullimit për 21 ditë dje për 21 ditë me radhë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Kishte skena të blerjeve të panikut dhe abuzimit të shënjestra të punëtorëve shëndetësor si dhe shërbyesve tjerë në vijat e para të luftimit të pandemisë. Personeli shëndetësor në kryeqytetin Nju Deli thonë se janë diskriminuar dhe shmangur nga komuniteti i tyre nga frika e infektimit pasi këta të fundit punojnë me pacientë të infektuar nga korona virusi. Disa mjekë kanë raportuar se janë përzënë nga banesat e tyre, apo janë kërcënuar se do të ju ndërpritet energjia elektrike.

Shoqata e Profesionistëve Shëndetësor të Indisë i ka dërguar le0074ër ankese ministrit indian të shëndetësisë me përmbledhje të këtyre ngjarjeve.

“Shumë mjekë kanë mbetur në rrugë me valixhet e tyre, pa kulm mbi kokë në tërë vendin” me thirrje që të merren masa për t’i mbrojtur mjekët.

Qeveria indiane ka dënuar këto veprime dhe ka urdhëruar të hetohen këto diskriminime dhe ministrat shprehën mbështetje dhe mirënjohje për mjekët që po rrezikojnë jetën duke në luft1%n kundër pandemisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë