Trageti i linjës Ankona-Durrës, ‘Adria Ferries’ , i cili kishte pësuar një defekt në motor, është ankorua vetëm mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit, i cili ka mbërritur 12 orë me vonesë.
Mësohet se mjeti ishte nisur që mbrëmjen e ditës së e së premtes nga Ankona, për të arritur në portin e Durrësit. Por pas avarisë së pësuar në njërin nga motorët iu desh të lundronte me shpejtësi të ulët.
Trageti duhet të ishte mbrëmë rreth orës 19:30 në Durrës. Ekuipazhi i tragetit mori masa për furnizimin e pasagjerëve me ujë dhe ushqime.