Loading…

Panik në Europë: Koronavirusi vret 11 dhe infekton 322 në Itali

  • 25/02/2020 | 23:14

Panik në Europë: Koronavirusi vret 11 dhe infekton 322 në Itali

Spanja, Austri, Zvicra dhe Kroacia kanë lajmëruar raste të reja të infektimit vdekjeprurës pas lajmit të përhapjes në Itali, që ka vrarë 11 dhe ka raportuar 322. Së paku katër prej rasteve të të infektuarve të rinj kanë udhëtuar në veri të Italisë, transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarë të shteteve të tjera ende pritet të konfirmojnë nëse rastet e tjera kishin udhëtuar në Itali- 1 në Zvicër dhe një Spanjë ishin infektuar në Itali.

Italia ka regjistruar një rritje të madhe të rasteve që nga e premtja, me nurmin e infektimeve të raportuara është rritur prej 6 në 283.

Më shumë se 80 mijë njerëz nga e gjithë bota janë infektuar, deri sa së paku 2700 dihet se kanë vdekur. Deri tani infektimi me koronavirusin është përhapur në më shumë se 40 shtete dhe territore.

Në Gjermaninë jugore është raportuar rasti i parë i infektimi sonte- një burrë nga Baden që kishte udhëtuar dhe vizituar rishtas qytetin Milano në Itali.

Në Europë ishin regjistruar një numër i paktë i rasteve para shpërthimit në Itali-por gati 360 pacientë  deri tani kanë rënë viktimë në kontinent./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë