Loading…

Pantina: Hilja e mospajtimit mes LDK’së e VV’së nuk është Presidenti

  • 17/12/2019 | 12:24

Pantina: Hilja e mospajtimit mes LDK’së e VV’së nuk është Presidenti

Ish-deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina ka thënë se mospajtimi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion qeverisës nuk qëndron te pozita e Presidentit, por diku tjetër, transmeton Gazeta Metro.


Me anë të një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se zgjedhja e Presidentit të ardhshëm varet edhe nga partitë opozitare.

‘Të paktën jo pa pëlqimin e njërës nga partitë opozitare. Koalicioni që po pritet të ndërtohet edhe nëse i bashkohet Lista Srpska do i ketë 77 deputetë ( LV 29 + LDK 28+ pakicat jo serbe 10 + Lista Srpska 10) e dihet se për të zgjedhur Presidentin duhet të marrin pjesë në votim të paktën 80 deputetë. Pra zgjedhja e Presidentit të ardhshëm varet edhe nga partitë opozitare, e pjesëmarrja e ndonjërës prej tyre në votim natyrisht se nënkupton rikonfigurim të qeverisë ose shkuarje në zgjedhje. Atëherë pse e gjithë kjo zhurmë për pozitën e Presidentit tash? Por si duket hilja është diku tjetër’, thotë ajo.

Pantina tutje thotë se dy partitë që janë duke negociuar për koalicionin, nuk janë të gatshme që të marrin përgjegjësitë që i presin në vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë.

‘Dy partitë që po negociojnë për lidhje të koalicionit, nuk janë të gatshme për të marrë përgjegjësinë që i pret për vazhdimin e dialogut dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Serbinë. Arritja/ nënshkrimi i marrëveshjes edhe mund të shtyhet, ashtu siç ndodhi me ratifikimin e marrëveshjes se demarkacionit me Malin e Zi, por se ajo do arrihet dhe do nënshkruhet këtë e dimë të gjithë. Vonesa e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit na kushtoj me vonesa të paktën për 4 vjet të liberalizimit të vizave, shtyrja e marrëveshjes me Serbinë nuk e dimë se çfarë çmimi do ketë’, ka shkruar ajo në Facebook. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë