Papa Françesku do ti nënshtrohet një operacioni në abdomen apo pjesën e barkut të mërkurën në Spitalin Gemelli në Romë, transmeton Gazeta Metro.
Papa është paraparë të qëndrojë në spital për disa dit deri në rikuperimin e plotë kanë thënë nga Vatikani.
Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni ka thënë se ky problem shëndetësorë i ka shkaktuar dhimbje dhe papa ka pasur përkeqësim të simptomave, raporton BBC.
Françesku i cili është 86 vjeçar ka pasur një numër të problemeve shëndetësore këto vite. Ai për të lëvizur përdor mbështetëse shkaku i një problemi në gjunjë.
Në deklaratën e Vatikanit thuhet se ekipi mjekësorë i pontifit ka vendosur se atij i duhet një operacion. Bruni tha se ai në pasdite do ti nënshtrohet një laparotomie dhe pastaj operacionit në abdomen ndër anestezionit të plotë.
Ai shtoi se pontifi do të qëndrojë në spital për disa ditë deri sa të rikuperohet plotësisht . Më herët gjatë ditës Papa Françesku ka mbajtur fjalimin para audiencës javore ku nuk ka përmendur planet e tij për operim.
Një ditë më parë Papa ka qenë në të njëjtin spital në Romë për një kontroll rutinore disa muaj pasi ai ishte trajtuar për bronkit./gazetametro.net