Loading…

Papa Françesku mbështet ligjet për bashkimin civil mes gjinive të njëjta

  • 21/10/2020 | 18:32

Papa Françesku mbështet ligjet për bashkimin civil mes gjinive të njëjta

Papa Françesku ka dalë në mbështetje të ligjeve civile për partneritetit civile mes gjinive të njëjta në dokumentarin që pati premierën të mërkurën në festivalin e filmit në Romë të titulluar Françesku, transmeton Gazeta Metro.


“Njerëzit homoseksual kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të zotit. Askush nuk duhet të përjashtohet apo të jetë i trishtuar për këtë.” Françesku tha në një prej intervistave për filmin.

Komentet e Papës do të tronditin miliona katolikë që gjatë e kanë përcjellë doktrinën se marrëdhëniet homoseksuale janë mëkatare dhe pranohet si qëndrim i Kishës kundër përparimit në mbarë botën të të drejtave të homoseksualëve.

“Ajo që duam të krijojmë është një ligj për bashkim civil” vazhdoi papa. “Kështu ata janë të mbuluar ligjërisht. Unë e mbështes këtë.”

Filmi “Françesku” sipas ueb faqes, është film “që na shfaq atë se si është bota sot dhe një rrugë drejt mirëkuptimit të duhur për një të ardhmes, përmes punës së jashtëzakonshme të Papa Françeskut.

Françesku ka habitur edhe më parë me komente që shumë besojnë se janë largim nga mësimet e vjetra me mija vjet të Kishës Katolike rreth homoseksualizmit, megjithëse ai po shpaloste dogmën më publike se paraardhësit e tij. Disa muaj pasi hyri në Vatikan në vitin 2013, Françesku tha se Kisha bën dallimin mes aktit homoseksual, që e vlerësoi si mëkatar, dhe orientimit seksual homoseksual, për të cilën tha se nuk është.

Françesku megjithatë mbetet i prerë se homoseksualët aktiv nuk duhet të jenë priftërinj./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë