Loading…

Papa Françesku: Nuk do ta njohim Kosovën

  • 15/09/2019 | 16:53

Papa Françesku: Nuk do ta njohim Kosovën

Kreu i Kishës Katolike në Vatikan, Papa Françesku, gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vucic, sipas raportimit të mediave greke, kishte thënë se Vatikani nuk do ta njohë pavarsinë e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Këtë e bëri të ditur edhe presidenti serb, Vuçiç, i cili njoftoi mediat serbe se Vatikani nuk ndryshon qëndrimet e tij në këtë çështje.

“Vatikani mbetet i vendosur në pozicionin e tij”, tha Vuçiç, i cili falënderoi Papa Françeskun për qëndrimin e tij në lidhje me shpalljen e pavarsisë së njëanshme të Kosovës, dhe për tregimin e mirëkuptimit për pozicionet serbe.

“Falënderoj Papa Françeskun për qëndrimin që ai ka marrë në trajtimin e aktit të shpalljes së njëanshme të pavarsisë së Kosovës dhe për mbështetjen e sinqertë të Selisë së Shenjtë, në përpjekjet e Serbisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian”, ka thënë ai.

Nga ky takim në Vatikan, prej të cilit Vuçiç kishte dalur i kënaqur, presidenti serb, thotë se Papa e inkurajoi atë që të vazhdojë përpjekjet në zgjidhjen e të gjitha dallimeve midis serbëve dhe shqiptarëve, në mënyrë paqësore përmes dialogut. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë