Loading…

Papa Françesku nuk ndihet edhe aq mirë, ishte ‘parë duke teshtirë dhe fryrë hundën gjatë meshës’

  • 27/02/2020 | 12:43

Papa Françesku nuk ndihet edhe aq mirë, ishte ‘parë duke teshtirë dhe fryrë hundën gjatë meshës’

Papa Françesku është i sëmurë dhe nuk do të merr pjesë në meshën e sotme në Bazilikën e Shën Gjon në Romë. Vatikani kishte njoftuar se aoi nuk ndihet mirë dhe se do të pushoj në rezidencën e tij, transmeton Gazeta Metro.


Selia e Shenjtë kishte njoftuar se Papa Françesku 83 vjeç do të vazhdoj me obligimet e tij nga rezidenca e tij.

Nuk ka më shumë informacion zyrtar rreth natyrës së sëmundjes së Papës por agjencia e lajmeve AP njoftonse Papa ishte parë duke teshtirë dhe fryrë hundën gjatë meshës së djeshme.

Papa Françesku në përgjithësi gëzon shëndet të mirë. Si i ri ai kishte humbur një pjesë të mushkërisë për shkak të një sëmundje të traktit respirator, si dhe vuan nga nervi shiatik që i vështirëson ecjen.

Ky lajm për sëmundjen e papës vjen në këtë kohë kur Italia po përballet me epideminë e koronavirusit të ri që siç raportohet deri tani numri i të infektuarve ka arritur në 400./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë