Loading…

Papa ka një vlerësim interesant për kryetaren kroate

  • 19/05/2019 | 17:21

Papa ka një vlerësim interesant për kryetaren kroate

Papa Françesk në Vatikan, në pritje të gazetarëve të huaj, është shprehur në një mënyrë interesante për kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, transmeton Gazeta Metro.

Në pyetjen e një gazetari kroat se a do ta vizitojë Kroacinë, Papa është përgjigjur se më parë “duhet t’i vizitojë shtetet e vogla”.

Në vërejtjen e gazetarit se as Kroacia nuk është vend i madh, Papa ka thënë:

“Por shteti juaj është i fuqishëm, shumë i fuqishëm, dhe keni kryetaren e cila është e fuqishme, një gjeneral i Vërtetë”, shkruan “Vecernji list”.`

Duke folur për punën e gazetarëve, Papa ka thënë se e çmon punën e tyre, e cila është e çmuar sepse i kontribuon kërkimit të së vërtetës, e “vetëm e vërteta në bëntë lirë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë