Loading…

Papuçet Gucci kapen tek Hani i Elezit, i sekuestron Dogana

  • 08/07/2026 | 10:16

Papuçet Gucci kapen tek Hani i Elezit, i sekuestron Dogana

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar 128 palë këpucë të markave të mbrojtura, gjatë një kontrolli në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit.


Rasti është regjistruar gjatë mbrëmë rreth orës 22:00, kur një automjet me targa vendore është përzgjedhur për kontroll.

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i automjetit fillimisht ka deklaruar se nuk kishte mallra për deklarim. Pas dyshimeve, zyrtarët doganorë kanë kryer kontroll fizik të automjetit, ku në bagazh kanë zbuluar këpucët e dyshuara.

Për mallrat e gjetura nuk është paraqitur dokumentacion që dëshmon origjinën, importin e rregullt apo të drejtën për përdorimin dhe qarkullimin e produkteve.

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj rastit është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, ndërsa malli është ndaluar për procedura të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë