Instituti Demokratik i Kosovës ka shpalosur rezultatet e sondazhit të realizuar me të rinjtë e moshës 17-21 vjeç.
Sipas rezultateve të prezantuara nga KDI ka dalë se rreth 70 për qind e tyre kanë thënë se gjërat në Kosovë po shkojnë në drejtim të gabuar dhe vetëm 21 për qind janë të kënaqur me zhvillimet në Kosovë.
Të rinjët si shqetësimin me përqindje më të lartë e kanë konsideruar papunësinë, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë liberalizimin e vizave dhe korrupsionin.
Gjithashtu sipas këtij sondazhi ka dalë se të rinjtë me një përqindje prej 64.90 përqind besojnë se paqja më së miri sigurohet me demokraci se sa me ushtri të mirë.
Përveç kësaj të rinjtë e Kosovës e kanë konsideruar punën e qeverisë të dobët dhe jo efikase me 75.0 për qind. /gazetametro.net