Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka ka vendosur që mbledhja të shtyhet për dy orë, me qëllim të marrjes së dokumentacioneve shtesë nga Zyra për certifikim të partive politike, zyrë kjo që ka bërë një rekomandim me qasjen certifikim përpara përjashtimit nga lista, transmeton Gazeta Metro.
Zyra ligjore e KQZ’së, ka bërë një rekomandim, ku lejohet kandidimi i të gjithë kandidatëve nga subjektet politike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ndalon kandidimi për deputet të gjithë personave që kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit.
Kryetarja e KQZ-ës, Valdete Daka, është deklaruar se vendimi për të votuar mbi rekomandim e ZRP-ës, duhet të shtyhet të paktën për dy orë.
“Propozoj që mbledhja të shtyhet për dy orë, deri në përgatitjen e të gjithë dokumentacionit, për t’ia shpërndarë të gjithë partive politike, dhe pastaj mblidhemi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së.
Këtë propozim për shtyrjen e mbledhjes e kanë pranuar të gjithë anëtarët e KQZ’së, përpos atyre të Lëvizjes Vetëvendosje që dolën kundër.//gazetametro.net