Loading…

Paqartësia e Qeverisë, ogur i keq për Kosovën

  • Nga

  • MUHAMET H. BYTYQI

  • 05/03/2020 | 21:32

Paqartësia e Qeverisë, ogur i keq për Kosovën

Vendnumërimi i Kosovës në politiken e jashtme prej disa vitesh është duke prodhuar një sëri pasojash që kanë rrezikuar seriozisht shtetin e Kosovës në planin e brendshëm dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij.


Shkruan: Muhamet H. Bytyqi

Në situatën kur kemi një qeveri të re pritej dhe një qasje e re në politikën e jashtme. Por ajo që po shpërfaqet këto ditë është e kundërta e pritjeve për ndryshim.

Politika e Qeverisë së re është në momentin kur duhet të ndajë rruget mes të utopisë dhe njëlloj pragmatizmi që e kërkon qeverisja ose të përfundojë në qorrsokakun e utopisë.

Politika bëhët në hapësiren në mes të utopisë dhe pragmatizmi që është një hapësirë e vlefshme për rezultate.

Presidenti dhe kryeministri si liderët kryesorë institucional dhe politik në Kosove duhet të kuptojnë disa gjëra për sa i përket politikës ndërkombetare në raport me vendin.

E para: Kosova nuk guxon në asnjë rrethanë të rrezikoj partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të.

E dyta: Vazhdimi i një paqartësie nderkombëtare përballë Serbisë është duke i kushtuar më së shumti Kosovës, ngecja në njohje dhe tërheqja e njohjes, paqartësia te shume vende që edhe na kanë njohur, pasiguri në investimet e huja etj.

E treta: Kosova duhet të punojë për antarësim në BE dhe NATO, por rruga e saj për atje kalon nga Washingtoni, këto tri dekada e kanë treguar që nuk ka një rrugë alternative për Kosovën dhe duhet njdekur patjetër këtë agjendë.

Fatkeqësisht deri tani kemi bërë shumë gabime që kanë ndikuar në zbehjen e miqësisë me SHBA-te, duke filluar nga demarkacioni dhe dilemave që kurrë nuk u qartësuan për të, debati e përplasjet që prodhoi ai proces, iniciativa për të zhbërë Gjykatën Speciale në 2018 dhe taksa 100% për mallërat nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina e axhamillëqe tjera.

Mund ta vlersojmë se çfarë progresi në aspektin ndërkombëtar kemi pasur në këto vitet e fundit, dhe e shohim se zhillimet e lartëcekura dhe papërgjegjësia e klasës politike ka shkaktuar shumë ngecje.

Prandaj nuk duhet të kemi vonesa në raport me heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, dhe duhet filluar negociatat të ndërmjetësuara nga SHBA-të sa më shpejt.

Kjo është gjëja më vogël që duhet të bëhet për të rikuperuar sado pak partneritetin e dëmtuar me Washingtonin.

Nëse e shohim politikën në këtë frymë duhet të themi që për dallim nga Presidenti që e ka të qartë pozicionimin pro SHBA dhe vazhdon t’i përmbahet një agjende të përcaktuar nga ata, qeveria është shumë e pa qartë në këtë drejtim.

Kjo situatë qeverisë po ia merr kohen e vlefshme, biles në mungesë të vendimarrjes për këtë ka njëlloj ngarendje për një vendimarrje provinciale të ndryshimeve simbolike në staf e përfaqësim që pa dashur për të mohuar rëndësinën e tyre, janë gjëra perferike që nuk kanë të bëjnë me fatin e vendit.

Nëse duhet përshkruar situatën, jemi në situatë në mes të utopistëve qeveritare që me përbuzje për realitetin ta krijon përshtypjen që historia fillon sot dhe qasjes më pragmatiste të Presidentit, që larg çdo lloj ideologjie si rezultat i përvojes, e njeh problemin dhe po merret me të duke e parë dialogun me Përendimin si shansë për zgjidhje për dialogun me Serbinë.

Shtett tjera e kanë luksin për përgjigje negative edhe përballë SHBA-së, ato edhe munden pak pa të, ne s’jemi fare pa të!

Krejt në fund Kosova duhet të gjej gjuhën e përbashkët, të flasë hapur për interesat e saj, të ketë një koordinim e bashkërendim President – Kryeminister, të kursejë kohën e njerëzve që presin një perspektivë tjeter për vendin dhe veten e tyre.

Izolimi, kokëfortësia dhe ngarkesat ideologjike e demagogjike i kemi parë në Shqipërinë e Enver Hoxhes, nuk e besoj që ka njeri me dy fije mend në kokë që do të ia donte Kosovës.

(Autori është Master ne Politika Publike dhe Menaxhim. Kjo kolumne është shkruar enkas për Gazeta Metro.)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë