Loading…

“Paqja” e Putinin zgjati vetëm dy orë

  • 30/12/2016 | 08:56

“Paqja” e Putinin zgjati vetëm dy orë

 

Vetëm dy orë pasi që hyri në fuqi armëpushimi në Siri, i dakorduar me ndërmjetësimin e Rusisë dhe Turqisë shpërthyen konfliktet në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve.

Këtë e pohon Observatori sirian i të drejtave të njeriut me pretendime se kryengritësit e kanë shkelur marrëveshjen dhe i kanë marrë pozitat në provincën Hama, por shton se konfliktet janë qetësuar dhe se momentalisht është qetë.

Zëdhënësi i grupit kryengritës “ Jaysh al-Nasr” Mohammed Rashid pohon se forcat qeveritare e kanë shkelur armëpushimin, duke granatuar fshatrat Atshan dhe Skeik në provincën Idlib, e cila kufizohet me Hamin, transmeton gazetametro.net shkrimin e Reuters.

Observatori ka theksuar se luftimet janë ndier në provincat jugore Dera dhe Kunejtra. Armëpushimi në gjithë Sirinë ka hyrë në fuqi në mesnatë sipas kohës lokale.

Marrëveshja nuk përfshinë terroristët siç është Shteti Islamik./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë