Loading…

Para Parlamentit Europian, Kurti kritikon ashpër marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA

  • 29/04/2021 | 18:17

Para Parlamentit Europian, Kurti kritikon ashpër marrëveshjen e 4 shtatorit në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, me 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, para Parlamentit Europian, shkruan Gazeta Metro.


Kurti, ka hedhur kritika të ashpra rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se ajo as nuk është menduar të implementohet.

“Nuk kam parë asnjëherë në jetën time një faqe e gjysmë zotime. Sikur të ndodhte që gjatë shkrimit të tyre dikush të thotë mos keni harruar edhe atë ose atë tjetrën. Nuk besoj që është menduar të implementohet, duhet ta shohim sidoqoftë si diçka pozitive”, tha Kurti.

Kurti, përmendi edhe dialogun me Serbinë duke mos kundërshtuar mundësinë për rifillim, por tha se Serbia duhet të vetë-normalizohet pastaj të kërkojë normalizim të marrëdhënieve.

“Jetojmë në një epokë të “Non Papers”, kemi shumë dokumente pa autorë, mirëpo kemi edhe shumë autorë pa dokumente. Duhet të prodhojmë më shumë ëndrra. Kemi ndalur ato ëndrrat apo planet dhe ka një lloj vakuumi që po mbushet me këto “non-papers”. Nuk besoj që mund të ketë zgjidhje ku liderët pretendojnë të jenë gjeneralë ushtarëk në luftën e parë botërore me ato lapsat në harta ku preken kufijtë, e ridizajnohet Ballkani”, tha Kurti.

Ai tha se Serbia ka qasje me standarde të dyfishta në procesin e dialogut, teksa sipas tij vet ka qëllime jo të mira.

“Beogradi dëshiron të na akuzojë ne për Shqipërinë e Madhe duke u përpjekur që të krijojë Serbinë e Madhe. Dialogu s’ka alternativë, duhet të ulemi dhe të diskutojmë e të zgjidhim çështjet e hapura”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë