Loading…
Para se avioni Etiopian të përplasej, pilotët u ankuan tek autoritetet muaj më parë për problemet
  • 14/03/2019 | 09:15

Para se avioni Etiopian të përplasej, pilotët u ankuan tek autoritetet muaj më parë për problemet

Disa pilotë janë ankuar rreth aeroplanëvë ‘Boeing 737 Max 8’ muaj më përpara aksidentit vdekjeprurës të dielën në Ethiopian Airlines, rrëzim ky i dytë i një aeroplani ‘Boeing 737 Max 8’ brenda pesë muajve, transmeton Gazeta Metro.


Të dhënat e SHBA’së tregojnë se së paku pesë ankesa u paraqitën me autoritetet federale në muajt e fundit, madjë një kapiten duke thënë së këta aeroplanë ishin jo adekuatë dhe pothuajse kriminalë.

Ankesat janë bërë në bazën e të dhënave të incidentit të Administratës së Aviacionit Federal, i cili u lejon pilotëve të raportojnë në mënyrë anonime çështjet lidhur me incidentet e aviacionit.

Ankesat kanë theksuar çështjet me sistemin e autopilotit Max 8, i cili është vënë në dyshim pas rrëzimit të së dielës dhe rrëzimit të Lion Air Flight 610 në tetor. Ky incident përfshiu gjithashtu një avion ‘Boeing 737 Max 8’.

Një pilot tjetër i cili fluturon me Max 8 u ankua në nëntor se ishte “e pakonsumueshme” që pilotë u lejuan të vazhdonin të fluturonin në aeroplan pa më shumë trajnime apo zbulime se si sistemi i Max 8 ndryshonte nga modelet e mëparshme.

Vendet dhe linjat ajrore anembanë botës kanë filluar të ndalojnë aeroplanat ‘Boeing 737 Max’ për inspektim./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 20/05/2019 | 23:38
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë