Katër shtetas të huaj janë arrestuar për shit-blerje joligjore të biletave për ndeshjes së sotme ndërmjet Manchester United dhe Real Madrid që do të luhet në ‘Telekom Arena’ në Shkup.
Nga stacioni policor Karposh informojnë për emrat e të arrestuarve: James A. (1973) nga Manchester, Richard S. (1983) nga Manchester, Lapko A. (1996) nga Ukraina dhe P. Olexandr (1992) nga Ukraina.
Sipas informatave të policisë, shtetasit anglez ju kanë shitur bileta ukrainasve.
Ata kanë qenë të arrestuar në një restorant në qendër të qytetit në ora 17:40.
Edhe përkundër paralajmërimeve të UEFA dhe MPB të Maqedonisë se do të merren masa rigoroze për ato që do të mundohen të bëjnë shitjen e biletave të veta, një person 41 vjeçar, me iniciale D.S., ka mbetur pa biletat dhe pa fitimin e planifikuar kur policia e ka zbuluar gjatë tentativës për të shitur bileta në internet.
Katër shtetas të huaj janë arrestuar për shit-blerje joligjore të biletave për ndeshjes së sotme ndërmjet Manchester United dhe Real Madrid që do të luhet në ‘Telekom Arena’ në Shkup.
Nga stacioni policor Karposh informojnë për emrat e të arrestuarve: James A. (1973) nga Manchester, Richard S. (1983) nga Manchester, Lapko A. (1996) nga Ukraina dhe P. Olexandr (1992) nga Ukraina.
Sipas informatave të policisë, shtetasit anglez i’u kanë shitur bileta ukrainasve. Ata kanë qenë të arrestuar në një restorant në qendër të qytetit në ora 17:40.