Loading…

Parada e çiklistëve nudistë do të mbahet këtë vit në Philadelphia

  • 07/06/2021 | 17:02

Parada e çiklistëve nudistë do të mbahet këtë vit në Philadelphia

Çiklistëve nuk do të ju duhen këmisha, pantallona, funde, madje as brekë por maskë po. Organizatorët e ngjarjes së çiklistëve nudistë kanë njoftuar se këtë vit do të mbajnë paradën me restrikcionet e hequra të Covid-19 nga qyteti, transmeton Gazeta Metro.


Javën e kaluar qyteti i Philadelphia kishte hequr shumicën e kufizimeve pas rënies së rasteve të Covid-19 dhe shtimin e vaksinimeve. Por organizatorët thanë se nuk kanë pasur rast të bisedojnë me autoritetet kështu që do t’i përmbahen me rregulloren fillestare të ngjarjes. Organizatori tha se po presin se çfarë do të vendosin autoritetet e qytetit brenda një muaji.

Pjesëmarrësit në Philly Naked Bike Ride, që zakonisht janë me mijëra, mblidhen në park për të zhveshur rrobat e ngjyrosur trupat e njëri tjetrit para se të ngasin biçikletat e tyre. Kjo lloj mbledhje shërben në promovimin e imazhit pozitiv trupor, avokimin për sigurinë e çiklistëve dhe protestë kundër varësisë ndaj energjisë bazuar në lëndë djegëse.

Kjo këmbëngulje e organizatorëve për t’iu përmbajtur kufizimit të tejkaluar të maskave po ju tingëllon si histeri disave në SHBA duke parë edhe natyrën e këtij organizimi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë