Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, ka shpjeguar pse parada në përfundim të sezonit të kaluar ishte e dobishme në aspektin personal, transmeton Gazeta Metro.
‘The Reds’ humbën finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat 1-0 nga Real Madrid në Paris. Të nesërmen, Jurgen Klopp dhe ekipi i tij parakaluan rreth qytetin për t’i gëzuar trofetë e Carabao Cup dhe FA Cup.
Firmino në një intervistë për Liverpool Echo deklaroi se i kishte ndihmuar shumë kjo paradë e organizuar nga Klopp, pasi kishte qenë e ‘rëndë’ për të të humb edhe një finale të Ligës së Kampionëve.
”Më ndihmoi shumë. Personalisht, unë u lëndova shumë pasi humba një tjetër finale dhe ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme të shihja një pritje të tillë nga tifozët atje për të festuar me ne,” tha ai.
Ndër të tjera braziliani i cili po raportohet që do të largohet nga ‘Anfield Road’ për t’u transferuar te Juventus kujton edhe ditën kur e kishin mbajtur paradën për triumfin në vitin 2019 në Ligën e Kampionëve.
”Ne kishim përjetuar një paradë kur fituam Ligën e Kampionëve, ajo ishte një ditë unike. Ndihem mirënjohës për sezonin e kaluar. Nuk dua të pakësoj arritjen e dy trofeve, por ne ishim duke i ndjekur të katërt trofetë dhe për fat të keq nuk ia dolëm,” tha ai.
Që nga transferimi i Diogo Jotas ish-sulmuesi i Hoffenheim ka humbur vendin e titullarit në Liverpool. Ai sezonin e kaluar u paraqit në vetëm 35 ndeshje në të gjitha garat, ku shënoi 11 gola dhe dhuroi pesë asistime. /gazetametro.net