Parada që mbahet çdo vit në New York tashmë, në muajin qershor, këtë vit do të ketë një dedikim special.
Parada shqiptare e Vitit 2017 në Nju Jork, paradë tradicionale qe organizohet çdo qershor në Nju Jork , këtë vit do t’u kushtohet Arbëreshëve, një iniciativë për të bashkuar jo vetëm komunitetin shqiptar, por dhe një afrim më i ngushtë me komunitetin arbëresh atje.
Parada do të organizohet me 17 qershor, nën kujdesin e organizatës Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots, me President, Marko Kepi, e cila është dhe organizatore e kësaj parade, për komunitetin shqiptar në zonën e Tri-Shtetëshit , në dekadën e fundit.
Takimi u drejtua nga Marko Kepi i cili tregoi platformën e kësaj Parade dhe kërkoi mendime nga pjesmarrësit për organizimin dhe përkushtimin e kësaj Parade. Përmes diskutimeve u vendos që Parada e Vitit 2017, t’u kushtohet Arbëreshëve. /gazetametro.net