Loading…

Paralajmërimet e NATO’s për reduktim të KFOR’it: Britania e Gjermania rikonfirmojnë angazhimin në Kosovë

  • 15/06/2026 | 22:19

Paralajmërimet e NATO’s për reduktim të KFOR’it: Britania e Gjermania rikonfirmojnë angazhimin në Kosovë

Pavarësisht diskutimeve të fundit brenda NATO-s për riorganizimin e pranisë ushtarake në Kosovë, disa prej shteteve kryesore që kontribuojnë në misionin e KFOR-it nuk po shqyrtojnë ndryshime në angazhimin e tyre aktual, transmeton Gazeta Metro.


Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë operacionin paqeruajtës në Kosovë edhe në periudhën e ardhshme, duke ruajtur rolin e saj në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në të njëjtën frymë janë deklaruar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se nuk ka plane për uljen e numrit të pjesëtarëve të tyre në kuadër të KFOR-it.

Sipas Berlinit, angazhimi i forcave gjermane në Kosovë do të vazhdojë edhe më tej.

“Bundeswehr do të vazhdojë angazhimin e saj në Kosovë”, tha shkurt një zëdhënës i Komandës së Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Po ashtu, para pak ditësh, edhe Bundestagu gjerman kishte votuar për vazhdimin e misionit të saj në KFOR./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë