Loading…

Paralajmërimi i Ancelottit: Niveli i ndeshjeve do të bjerë nëse nuk sistemohet kjo gjë

  • 27/10/2021 | 08:56

Paralajmërimi i Ancelottit: Niveli i ndeshjeve do të bjerë nëse nuk sistemohet kjo gjë

Ideja për ta zhvilluar Botërorin një herë në dy vite vazhdon të shkaktojë debate.


Janë të shumtë ata që nuk e shikojnë me sy të mirë vendimin për të rriturndjeshëm numrin e ndeshjeve gjatë viti kalendarik.

Mes skeptikëve është edhe Carlo Ancelotti. Trajneri i Real Madrid ka dhënë mendimin e tij gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit  kundër Osassuna-s:

“Është e vërtetë se ka shumë futboll në televizor dhe më pëlqen si tifoz kjo mundësi; si protagonist, trajner, nuk është mënyra më e mirë për të përgatitur ndeshjet dhe për të hedhur në fushë një skuadër të nivelit të lartë”, ka thënë
tekniku italian.

“Ndeshjet e shumta bëjnë që niveli të ulet. Jam dakord se ka shumë ndeshje tani dhe kalendari duhet sistemuar. FIFA dhe UEFA duhet ta sistemojnë sepse nuk ka ndeshje nëse lojtarët lodhen”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë