Loading…

Paralajmërimi i mediumit gjerman për përmbytje nga shiu, flet Mendim Rugova

  • 08/10/2021 | 13:38

Paralajmërimi i mediumit gjerman për përmbytje nga shiu, flet Mendim Rugova

Mediumi gjerman “Focus.de” ka paralajmëruar përmbytje të mëdha gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme. Sipas këtij mediumi, reshjet e shiut pritet të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë. Lidhur me këto paralajmërime, ka folur meteorologu Mendim Rugova

Rugova ka deklaruar për Express se mundësitë për vërshime mund të jenë më të mëdha në Jugun e Shqipërisë.

“Në këto ditë vendi ynë ndodhet në ndikimin e fushave ciklonike në rajon që po sjellin edhe këtë mot me të reshura. E sa i përket disa paralajmërimeve nga mediat gjermane, për reshje vërshuese, nga Shqipëria dhe nga Kosova, mundësitë për vërshime mund të jenë më të mëdha në Jugun e Shqipërisë, ku edhe në këto 24 orë të fundit në Sarandë janë regjistruar afër 100 mm të reshura ndërsa në Korçë deri në 80 mm e në Ishullin e Korfuzit në dy ditët e shkuara janë regjistruar afër 200 mm të reshura”, ka deklaruar Rugova.

Rugova ka treguar se përgjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka pasur të reshura ndërmjet 10 e 20 mm.

“Në vendin tonë, në 24 orët e fundit ka pasur të reshura ndërmjet 10 e 20 mm. Në ditët në vijim parashihet të ketë ende të reshura edhe në rajon, që e rrisin mundësinë e vërshimeve nga Shqipëria, por që në vendin tonë reshjet do të jenë më pak intensive”, ka deklaruar Rugova.

Ndryshe, mediumi gjerman ka raportuar të enjten se shiu do të shkaktojë përmbytje ekstreme dhe rrëshqitje dheu, ndërsa alarmi ngrihet edhe për tornado që pritet të aktivizohen pranë bregdetit.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia do të preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë mot me reshje të dendura.

“Por ajo që do të ndodhë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të kalohet. Dikush nuk mund të paralajmërojë sa duhet për të. Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik për jetën e qytetarëve”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Paralajmërimi i mediumit gjerman: Reshje të mëdha shiu në Greqi dhe Shqipëri, preket edhe Kosova, priten përmbytje masive

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë