Loading…

Paralajmërimi i veteranëve të UÇK’së, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

  • 26/04/2017 | 21:01

Paralajmërimi i veteranëve të UÇK’së, nëse Haradinaj ekstradohet në Serbi

Kanë kaluar pothuajse katër muaj prej kur lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pasi kjo e fundit e ndaloi me urdhër-arrest të Serbisë.


Vendimi përfundimtar për lirimin ose ekstradimin e Haradinajt, pritet të merret ditën e nesërme më 27 prill nga Gjykata e Apelit në Colmar të Francës, shkruan lajmi.net.

Serbët të cilët po e akuzojnë Haradinajn për krime të kryera gjatë luftës së viteve 1998-1999, po presin ekstradimin e tij në Serbi.

Mirëpo nëse merret një vendim i tillë atëherë në Kosovë pritet të destabilizohet situata.

Ashtu siç paralajmëroi ditë më parë vëllai i liderit të AAK-së, Daut Haradinaj  u shpreh njëjtë edhe kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Edhe pse shpreson në lirimin e Haradinajt, Gucati ka thënë për lajmi.net se nëse ndodhë e kundërta atëherë situata do të eskalojë në gjithë Ballkanin.

“Nuk mendoj se do të ekstradohet gjenerali për në Serbi, ne nesër presim vendim pozitiv ai e ka dëshmuar në Tribunalin e Hagës pafajësinë e tij. Këto janë akuza të fabrikuara prej Serbisë dhe prej paramilitarëve serb. Unë shpresoj dhe besoj se shumë shpejt ai do të kthehet. Lutem të mos ndodh e kundërta sepse situata jam i bindur që do të eskalojë. Kjo do të jetë destabilizim jo vetëm i Kosovës por i tërë Ballkanit, në Preshevë, Maqedoni  etj., situata mund të eskalojë”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjithë ky proces ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë. Gucati shpreson që Haradinaj të kthehet tek familja dhe shokët e tij, duke potencuar se nuk dëshiron të ndodhë më e keqja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë