Loading…

Paralajmërimi për sulm terrorist, kthen trenin prapa në Beograd?

  • 14/01/2017 | 18:00

Paralajmërimi për sulm terrorist, kthen trenin prapa në Beograd?

Treni i cili mëngjesin e sotëm është nisur nga Beogradi për në Mitrovicë të Veriut, me sa duket nuk do ta arrijë destinacionin e dëshiruar.


Kështu së paku bëjnë të ditur mediat serbe, duke thënë se shkak për këtë zhvendosje të destinacionit është “përgatitja e sulmit terrorist” në Kosovë, duke iu referuar një videoje që ka qarkulluar gjatë ditës së sotme ku disa persona të maskuar shihen teksa vendosin diçka në shinat e hekurudhës që pretendohet se është eksploziv diku në veri të Kosovës.

“Për këtë arsye, treni ende gjendet në stacionin në Rashkë, prej ku sipas të gjitha gjasave edhe do të kthehet në Beograd”, kanë thënë burime për “Kuririn” serb.

Një zyrtar i Qeverisë së Serbisë, Misa Vacic, ka zbritur nga treni me arsyetimin se e ka të ndaluar të futet në Kosovë derisa ka thënë se këtë po e bën që udhëtarët tjerë të mos kenë probleme.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë