Loading…
Paralajmërohen katastrofa: Miliona njerëzve u kërcënohet zhdukja
  • 15/03/2019 | 15:15

Paralajmërohen katastrofa: Miliona njerëzve u kërcënohet zhdukja

Shkencëtarët nga 70 vende, të cilët kanë kaluar mbi 250 hulumtime, kanë ardhë në përfundim se miliona njerëzve u kërcënohet zhdukja për shkak të ndryshimeve klimatike, shkrirjes së akullnajave dhe zvogëlimit yë permafrsotit – acarit të përhershëm në afërsi të poleve, transmeton Gazeta Metro.

Shkencëtarët të cilat kanë marrë pjesë në hartimin e raportit për KOmbet e Bashkuara shpjegojnë se ngrohja globale do të shkaktojë që mikrobet në ujë të rezistojnë më mirë, ndërsa meëtodat e rëndomta për pastrimin e ujit më nuk do të jenë efikase. Për këtë shkak popullata e planetit gradualisht do t’u nënshktrohet infeksioneve, ndërsa disa miliona njerëz do të mund të humbasin aftësinë e riprodhimit.

Kjo kryesisht ka të bëhë me banorët e Azisë e Afrikës, kur edhe tash ekizstojnë probleme me cilësinë e ujit.

Njëkohësisht, edhe sikur shtetet t’u përmbahen në tërësi ligjeve të tyre nga Marrëveshja e Parisit, sasia ekzistuese e gazrave serrë do të shkaktojë ngrohje graduale dhe shkrirje të akullnajave.

Sipas parashikimeve, në vitin 2050 temperatura në artik mund të ngrihet për pesë gradë Celsius, ndëfrsa deri më 2080 madje plot dhjetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë