Loading…

Paralajmërohen sanksione ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë

  • 26/10/2021 | 21:26

Paralajmërohen sanksione ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë

Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive ka paralajmëruar sanksionet ndaj aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive, ku të pranishëm përveç anëtarëve të këtij Këshilli ishin edhe përfaqësuesit e disa Federatave sportive të Kosovës.

Në agjendën e mbledhjes së sotme, me prioritet është trajtuar tema e aktiviteteve sportive ilegale të organizuara nga strukturat paralele serbe në Kosovë.

Bazuar në Ligjin e për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, aktivitetet zyrtare sportive në territorin e Kosovës mund të organizohen nga federatat sportive, shoqatat e sportistëve, dhe klubet sportive të formuar në përputhje me legjislacionin e Kosovës.

Poashtu, Ligji specifikon se të drejtën e organizimit të ngjarjeve sportive e kanë edhe personat tjerë fizikë dhe juridik që paraprakisht kanë bërë marrëveshje me federatat apo klubet sportive të licencuara në Kosovë.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e federatave sportive shpjeguan se ndër vite u kanë bërë thirrje klubeve sportive të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në kuadër të federatave sportive në Serbi që të integrohen në strukturat tona organizative dhe bëhen pjesë e aktivitetit legjitim sportiv në Kosovë.

Përkundër iniciativave të tilla, në Federatat e Sportit të Kosovës ende nuk ka asnjë klub anëtar nga komuniteti serb.

Në këtë mbledhje po ashtu u kërkua që integrimi i klubeve sportive në Federatat e Sportit të Kosovës, duhet trajtuar me prioritet të lartë nga niveli institucional dhe sportiv i Republikës së Kosovës.

Pas diskutimeve, Këshilli nxori dy rekomandime:

1. Këshilli i rekomandon ministrit që procesi për integrimin e klubeve sportive që nuk janë pjesë e Federatave Sportive të Kosovës, të bëhet në bashkëpunim me Drejtoritë Komunale të Sportit në të gjitha komunat e Kosovës,

2. Këshilli i rekomandon ministrit që përpjekjet për integrimin e klubeve sportive në aktivitetet zyrtare të sportit kosovar, të vazhdohen të bëhen edhe nga Federata Sportive të Kosovës që janë të licencuara në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

Këshilli paralajmëron të gjitha klubet që nuk janë pjesë e Federatave Nacionale të Kosovës se për organizimin e aktiviteteve ilegale sportive do të jenë të detyruar që të zbatojnë ligjet e Kosovës, ku parashihen edhe sanksionet ndaj personave, apo subjekteve që nuk i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë