Loading…

Paralajmërohet dimër i ashpër në fundjavë

  • 06/01/2017 | 08:26

Paralajmërohet dimër i ashpër në fundjavë

Reshjet e borës kanë vështirësuar komunikacionin në të gjitha akset rrugore të Kosovës.

Dita e parë, sipas institucioneve qendrore dhe atyre komunale, është menaxhuar më lehtë, por ato kanë tërhequr vërejtjen për ditët në vijim, pas paralajmërimeve për uljen e madhe të temperaturave.

“Rrugët e Kosovës kanë qenë të gjitha të kalueshme. Vështirësitë më shumë janë shfaqur në zona rurale dhe në dy akse rrugore rajonale – ajo që çon te pikëkalimi kufitar Kullë-Rozhajë dhe në afërsi të Kaçanikut”, ka thënë për Koha Ditore Qemajl Jonuzi, udhëheqës i Divizionit për mirëmbajtje të rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Jonuzi ka kërkuar kujdes për ditët në vazhdim, kur, sipas tij, pritet krijimi i shtresave të akullit.

Madje, ai ka thënë se mund të përballemi me gjendje që e quan “gjysmë të jashtëzakonshme”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë