Loading…

Paralajmërohet hekurudha Prishtinë – Durrës

  • 22/12/2016 | 17:23

Paralajmërohet hekurudha Prishtinë – Durrës

Kosova dhe Shqipëria, mund të afrohen edhe më shumë. E kjo mund të bëhet, siç ka paralajmëruar ministri Lutfi Zharku, edhe me hekurudhën Prishtinë – Durrës, shkruan Gazeta Metro.


Këto i ka thënë ministri i Infrastrukturës në konferencën e katër të ambasadorëve e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke folur për partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

‘Besoj se të gjithë pajtohemi që në një të ardhme jo të largët ne duhet ta plotësojmë këtë vepër edhe me linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës’, ka thënë Zharku.

Siç thuhet në komunikatën e Ministrisë së Infrastrukturës, Zharku ka folur edhe për energjinë dhe mundësinë e degëzimit të projektit të TAP’it.

‘Në fushën e energjisë është paraparë punë intensive me partnerët për të mundësuar degëzim të TAP në Kosovë, si dhe ndërtimi i linjës ndërkufitare të tensionit të lartë të energjisë elektrike’, ka thënë ai.

Ndryshe, Konferenca e Ambasadorëve po mbahet për herën e katërt në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë