Loading…
Paralajmërohet heqja e taksave për veturat elektrike në Kosovë
  • 13/03/2019 | 08:26

Paralajmërohet heqja e taksave për veturat elektrike në Kosovë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se së shpejti në Kosovë nuk do të ketë taksa për veturat elektrike, transmeton Gaeta Metro.

Këto vetura, ai thotë se do të lirohen nga TVSH-ja dhe dogana.

“Kosova së shpejti zero taksa për makinat elektrike. Makinat elektrike janë e ardhmja e çdo vendi. Javën e kaluar kemi filluar procedurat për të liruar këto makina nga TVSH dhe dogana në mënyrë që t’i jepet një lehtësim qytetarëve dhe bizneseve për të përdorur makina me zero emetime”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Ai ka shtuar se, “një rekomandim i tillë ka ardhur tek unë nga eksperti fushës së efiçiencës (Lulzim Syla), gjë të cilën e kam mirëpritur. Bashkëpunimi me ekspertë dhe organizata profesionale në politikat zhvillimore të vendit duhet të forcohet edhe më tutje. Institucionet që hapen karshi këshillave të tilla janë më të suksesshme, normalisht për ato politika ku përfitimi është i përgjithshëm”

Lluka ka shtuar se tashmë ka filluar iniciativa për vendosjen e një mbushësi (charger) për vetura elektrike në Prishtinë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë