Loading…

Paralajmërohet valë e re infektimesh në Kosovë, nuk ka sanksione për të pavaksinuarit

  • 17/11/2021 | 20:10

Paralajmërohet valë e re infektimesh në Kosovë, nuk ka sanksione për të pavaksinuarit

Kosova mund të jetë pranë shpërthimit të një vale të re infektimesh me coronavirus.

Kështu thotë infektologu Hamdi Ramadani, sipas të cilit kjo mund të ndodh për shkak se në Kosovë ka një numër të madhe të qytetarëve të pa vaksinuar.

“Janë vetëm 750 mijë qytetarë që janë të imunizuar plotësisht me dy doza të vaksinës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramadani.

Përderisa në shumë vende të botës janë vendosur masa të veçanta për personat e pa vaksinuar, në Kosovë nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve thotë se legjislacioni në fuqi nuk lejon që vaksinimi të bëhet i obligueshëm, por sipas tij vendosja e masave specifike mund të bëhet.

“Ne konsiderojmë se institucionet duhet të veprojnë ndaj secilit që bie në kundërshtim me masat që janë marrë nga institucionet e Kosovës, duke përfshirë këtu lirinë e lëvizjes për sektorë të caktuar, qendrat tregtare, institucionet arsimore, në mënyrë që edhe këta qytetarë që po refuzojnë të marrin vaksinat të stimulohen për t’u vaksinuar në mënyrë që të mund të kryejnë lëvizjen dhe nevojat e përditshme”, deklaroi Besim Kodra.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ende nuk ka ndonjë vendim për masa shtesë dhe se sipas tyre kjo do të varet nga situata.

Por sipas tyre personave që frekuentojnë kafiteritë patjetër duhet t’u kërkohen dëshmitë se janë të vaksinuar apo testet e Covidit.

“Është evidente se përkundër se përkundër shumë gjobave që janë shqiptuar, ka mjaft individë e subjekte afariste që shpërfillin këtë masë në fuqi”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë