Loading…

Paralajmërohet zgjidhja e bllokadës për energjinë me Serbinë

  • 24/01/2017 | 17:58

Paralajmërohet zgjidhja e bllokadës për energjinë me Serbinë

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka paralajmëruar zgjedhjen e bllokadës që Serbia po i bënë Kosovës brenda pak muajsh.


Zyrtarë të këtij sekretariati që po qëndrojnë në Kosovë, sipas kp-së, kanë bërë të ditur se janë duke bërë përpjekje për të zgjidhur këtë bllokadë, e cila ka pamundësuar lëshimin në punë të linjës 400 kolovateshe me Shqipërinë dhe anëtarësimin e KOSTT-it në Rrjetin Evropian të operatorëve të sistemit të transmisionit të energjisë elektrike-ENTSOE.

Në raportimin para komisionit për Zhvillim Ekonomik, drejtori i sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac ka përmendur një numër të madh obligimesh që Kosova nuk i ka kryer.

Ai ka thënë se i vetmi sektor ku janë plotësuar kushtet është ai i gazit që në Kosovë nuk funksionon fare. I njëjti ka kërkuar nga komisioni që të jenë të përgatitur, pasi këtë vit Kosova udhëheq këtë sekretariat.

“Sekretariati e ka ofruar të gjithë asistencën e mundshme për të zgjidhur këto problemet edhe pse nuk mund të raportojmë për një sukses të qëndrueshëm. Kemi iniciuar procedura kundër Serbisë, kemi iniciuar negociatat ndërmjet dy operatorëve të sistemi transmetues, kemi informuar të gjithë anëtarët për një trajtim jo ferr nga Serbia, kemi bërë shumë gjëra dhe kemi qenë të fajësuar nga ana tjetër”, ka thënë Kopac.

Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se çështjet që janë të preokupuar në këtë moment janë çështjet e strategjisë së re të zhvillimit energjisë e cila pritet të vjen nga Qeveria.

“Në përgjithësi ne jemi të brengosur me qëndrimet e Serbisë edhe sigurisht që Kosova duhet të gjej mënyra dhe metoda për të mbrojt interesat e veta edhe në sektor të energjie por në përgjithësi në ekonomi“, tha Mustafa.

Po ashtu, edhe Besim Beqaj, anëtar i komisionit, ka thënë se pengesat e tilla po e pamundësojnë vendin të bëjë investime në këtë fushë.

“Ka pasur indikator të qartë që Serbia është duke ndërhyrë në sistemin energjetik të Kosovës. Kjo është një mekanizëm që Sekretariati i energjisë duhet të shfrytëzoj së bashku me ministrin pasi ne e kemi presidencën këtë vit“, ka thënë Beqaj.

Kopac gjatë prezantimin e raportit mbi Reformat e Traktatit të Komunitetit të Energjisë, ka vënë në dukje që Kosova duhet të miratojë 30 akte ligjore. Analiza e sekretariatit ka vë në dukje që vetëm një nga këto 30 akte ligjore është miratuar. Ai po ashtu ka thënë se janë të përkushtuar që të iu ofrohet asistenca teknike të gjitha palëve kontraktuese, duke i ndihmuar në hartimin e legjislacionin sekondar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë