Loading…

Paralajmërojnë grekët: Pas tërmetit Shqipërinë e pret përmbytja

  • 22/09/2019 | 23:49

Paralajmërojnë grekët: Pas tërmetit Shqipërinë e pret përmbytja

Sinoptikani i njohur grek, Sakis Arnaoutoglou, ka paralajmëruar së në 4-5 ditët e ardhshme, rreshjet e fuqishme mund të godasin zonat e dëmtuara nga tërmeti, shkruan Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, Arnaoutoglou njofton se sipas parashikimit të motit për ditët në vijim do të mund të shkaktohen përmbytje në zonat qendrore të vendit dhe në veri, duke mos lënë anash edhe zonat e goditura nga tërmeti.

“Nuk mjaftojnë tërmetet , por tani parashikimet këmbëngulin për reshje të dendura shiu në katër ditët e ardhshme në Shqipërinë fqinje, të afta të shkaktojnë përmbytje në zonat kryesisht të Shqipërisë qendrore por dhe në veri të vendit, ndoshta edhe në zonat e goditura nga tërmeti. Le të shpresojmë që parashikimet e motit të mos jenë të sakta dhe ju uroj personave të cilët pësuan dëme nga termeti, të kenë forcë dhe kurajo”- shkruan në llogarinë e tij në Facebook sinoptikani grek.

Arnautoglou është pyetur nga Top Channel se kur mund të ketë një pamje më të qartë për sasinë e rreshjeve, ndërkohë ka sqaruar se deri në mesditën e së hënës të ketë të dhëna më të sakta për fuqinë e stuhive dhe sasinë e rreshjeve që sipas hartës që ai publikon, duket se do të jenë të mëdha. /gazetametro.net

Δεν έφταναν οι σεισμοι, τώρα τα προγνωστικά στοιχεία επιμένουν και για ισχυρές βροχές-καταιγίδες το επόμενο τετραήμερο…

Posted by Σάκης Αρναούτογλου Sakis Arnaoutoglou on Sunday, 22 September 2019

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë