Loading…

Paralajmëron Gërxhaliu: Koronavirusi po e fut Kosovën në krizë ekonomike

  • 22/03/2020 | 09:40

Paralajmëron Gërxhaliu: Koronavirusi po e fut Kosovën në krizë ekonomike

Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, ka thënë se coronavirusi po fut Kosovën në krizë ekonomike.


Gërxhaliu vlerëson se kjo pandemi është vazhdimësi e krizës politike, duke marrë për bazë mosformimin e institucioneve më kohë dhe miratimin në mënyrë të jashtëzakonshme buxhetin për këtë vit.

“Kosova ka hyrë në krizë dhe coronavirusi është vetëm një krizë nga krizat politike e ekonomike e cila është duke e përcjellë Kosovën që nga kriza e 6 tetorit vitit 2019, vet fakti që kemi pasur një prolongim të institucioneve dhe në këtë drejtim është utopike të mendohet që një buxhet çfarë është miratuar në Kuvendin e Kosovës në rrethana të jashtëzakonshme të jetë i zakonshëm për zhvillim ekonomik”.

“Orientimet buxhetore janë shumë më tepër të komponentë sociale sesa zhvillimore, dhe vet fakti që nga e kaluara kemi shumë projekte të filluara dhe të papërfunduara dhe atë me Qeveri të shumta e dëshmojnë më së miri që megjithatë do të jetë shumë më tepër i natyrës sociale sesa i natyrës zhvillimore”, u shpreh ai, për Ekonomia Online.

Ndarja buxhetore sipas Gërxhaliut që nuk iu jep prioritet ndërtimit të autostradave, mund të jetë garanci për zhvillim.

Teksa flet për zhvillimin ekonomik, Gërxhaliu thotë se garanci duhet të jetë sektori privat.

“Ajo që e bënë të veçantë këtë buxhet është që nuk u është jep prioritet autostradave dhe rrugëve ku përfitohet nga tenderomania dhe përfituesit më të mëdhenj janë grupet e caktuara të interesit, por e ka një adresim që të ketë një edukim një shkollim, shëndetësi stabilitet social dhe mbi të gjitha të ketë edukim dhe besoj që në këtë drejtim do të ketë efektet e veta mirëpo nuk duhet pritur mrekulli nga ky buxhet që do të jetë në një mënyrë pompoze i orientuar në zhvillim dhe qëndrueshmëri ekonomike”.

“Garanci e zhvillimit ekonomik duhet të jetë sektori privat, deri sa nuk do të kemi politika të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit të sektorit privat atëherë ne do të flasim për një qëndrueshmëri ekonomike por do të jemi shumë larg”, ka thënë ai.

E sa i përket deklaratave të SHBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, ish-kreu i Odës Ekonomike thotë se ato duhen të dëgjohen.

Thotë se rekomandimet e shteteve mike duhet të analizohen me pjekuri, pa emocione dhe pa popullizëm.

“Nuk jetohet nga popullizëm, partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet evropiane është i një rëndësie strategjike duhet të kuptohet e vërteta që Kosova është produkt i diplomacisë në veçanti i ShBA-ve dhe në këtë kohë të sfidave të eksperimentohet me raportet me SHBA-të dhe shtetet mike është një luks që Kosova nuk e ka”.

“Rekomandimet e shteteve mike duhet të analizohen me pjekuri pa emocione pa popullizëm dhe të jemi në funksion të ndërtimit të fuqizimit të shteti të Kosovës”, u shpreh ai.

Më të fundit
...
  • 08/08/2020 | 23:53
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë