Loading…

Paralajmëron infektologu: Ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e infektimeve në Kosovë

  • 08/12/2021 | 22:36

Paralajmëron infektologu: Ardhja e mërgimtarëve mund ta rris numrin e infektimeve në Kosovë

Infektologu, Izet Sadiku, ka folur lidhur me rrëzikun që ardhja e mërgimtarëve në Kosovë mund ta rris numrin e infketimeve sidomos tash pas daljes në skenë të variantit Omicron, shkruan Gazeta Metro.


Sadiku mendon se Kosova e ka të vështirë të mbrohet pasi që secila valë që e ka prekur Europën ka ardhur edhe në Kosovë teksa ka bërë thirrje për shtimin e vëmendjes.

“Kosova është e vështirë të mbrohet, çdo valë që ka atakuar vendet evropiane pastaj Kosova është prekur nga ajo valë. Ne e kemi tash të paraqitur një mutacion të ri të quajtur Omicron, për të cilin ka ende pak informata, ajo çfarë deri tash është dhënë është se ka forma më të lehta klinike mirëpo është kohë e shpejtë prej lajmërimit të tij e deri sot për me dhënë informata të sakta se si ko me qenë punë me Omiconin, mirëpo sigurisht ne do të jemi të vëmendshëm”, tha ai.

Tutje, Sadiku ka thënë se situata epidemiologjike mund të rëndohet gjatë fundvitit për shkak të ardhjes së mërgimtarëve nga vendet ku edhe varianti i ri ka depërtuar në një masë të madhe.

“Ne po kalojmë një fazë ku situata epidemiologjike është e qetë në Kosovë, tash ne duhet me u përgatit dhe me i ndërmarrë të gjitha masat që mos të lejojmë një valë të re, apo ardhja e një vale të re të jetë e kontrollueshme mos të ndodh që me pasë raste shumë për arsye që ne e dimë që sistemi shëndetësorë që ka Kosova mund të jetë problematik në qoftë se kemi numër të madh të të infektuarve për një kohë shumë të shkurt. Prandaj konsideroj që masat që është duke i ndërmarrë qeveria me vazhdu me ato masa, me u përcjellë situata epidemiologjike për arsye se rrezikshmëria më e madhe ekziston gjatë periudhës së fundvitit kur kemi një numër të madh të gurbetçarëve që vijnë në Kosovë dhe për këtë arsye unë mendoj që kjo çështja e vaksinës do të duhej me u shqyrtu edhe një herë këtë punë, për arsye se ne e dimë që mbas datës 20 fillojnë të vijnë dhe do të duhej pasur kujdes se si është statusi i tyre dhe si është situata me infeksionin me virus tek ta, për arsye se ata të gjithë që vijnë në Kosovë vijnë nga vendet që është numri me i madh i infektimeve se sa ne Kosovë”, tha Sadiku për Kanal.

Përndryshe, gastronomët dhe kryetarët e komunave të Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria lehtësimin e masave anit-Covid, madje gastronomët kanë paralajmëruar edhe protesta me 15 dhjetor para Qeverisë së Kosovës.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë