Chris Dolan, profesor dhe ekspert rreth sigurisë kombëtare, inteligjencës, sigurisë kibernetike dhe luftës hibride, njëkohësisht njohës shumë i mirë i situatave politike në Ballkan, ka thënë se mos ftesa nga Ambasada Amerikane, për kryeministrin Albin Kurti është se marrëdhëniet mes ShBA’së dhe Kosovës po përkeqësohen, shkruan Gazeta Metro.
Dolan ka paralajmërua se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA po përkeqësohen.
Ndërsa ka theksuar se mos ftesa nga Ambasada Amerikan për kryeministrin Kurti është sinjal i fuqishëm për përkeqësimin e raporteve mes dy vendeve. Ndërsa ka shtuar se kjo nuk është në të mirë të asnjërës palë.
“Ambasada e SHBA-së të martën do të mbajë takim për Asociacionin e Komunave Serbe dhe nga sot nuk është i ftuar kryeministri Albin Kurti. Një sinjal shumë i fuqishëm se marrëdhëniet mes SHBA’së dhe Kosovës, po përkeqësohen. Jo mirë për askënd”, ka shkruar Dolan në Twitter.
The US Embassy will hold a meeting on the Association of Serbian Municipalities on Tuesday and as of today Prime Minister Albin Kurti is not invited. A very powerful signal that 🇺🇸-🇽🇰 relations are worsening. Not good for anyone.
— Chris Dolan (@realChrisDolan1) January 30, 2023
I njëjti edhe mbrëmë përmes një postimi në Twitter kishte thënë se bisedat për qeverinë e Kosovës qarqeve të institucioneve më të larta amerikane, në Washington D.C, nuk janë edhe të mira.
Ai shkroi se janë negative dhe kritikuese.
”Bisedat brenda qarqeve te DC për qeverinë e Kosovës janë të këqija. Vërtet të këqija. Negative dhe kritikuese,” ka shkruar ai. /gazetametro.net
The chatter inside the D.C. beltway about 🇽🇰 government is bad. Real bad. Negative and critical.
— Chris Dolan (@realChrisDolan1) January 29, 2023