Loading…

Paralajmëron Profesori i Bujqësisë: Zilet po bien-pasiguria ushqimore po na troket në dyer, përkrahni bujqit dhe fermerët

  • 01/05/2022 | 21:10

Paralajmëron Profesori i Bujqësisë: Zilet po bien-pasiguria ushqimore po na troket në dyer, përkrahni bujqit dhe fermerët

Ndryshimet klimatike të shpejta në nivel global, kriza globale e naftës, rritja e çmimeve si pasoj e luftës në Ukrainë, pastaj pasojat nga pandemia, po ndikojnë dhe në bujqësinë botërore, rrjedhimisht kjo po reflektohen edhe në Kosovë, për këtë Gazeta Metro ka kontaktuar me profesorin e bujqësisë Imer Rusinovci, ai ka paralajmëroi se Kosova duhet ta kthej vëmendjen kah bujqësia, pasi që krizat ndërkombëtare vetëm sa janë rritur viteve të fundit meqenëse dhe “zilet po bien”, shkruan Gazeta Metro.


Rusinovci tërhoqi vëmendjen për të gjithë bujqit dhe fermerët vendas të cilët janë vonuar me të mbjella, se duhet që të ndërmarrin masa shtesë menjëherë.

“Për të gjitha rajonet prodhuese dhe për të gjithë fermerët që nuk i kanë kryer mbjelljet në afat optimal agroteknik, apo për arsye organizative, teknike etj, janë vonuar në realizimin e mbjelljeve pranverore (7 – 14 ditë), në rastet e tilla sasitë e repromaterialeve duhet të shtohen për 10-15 %, për siguri të mbirjeve sa ma të plota (uniforme) dhe krijimit të hapësirave të duhura vegjetative për bimët pranverore”, tha Rusinovci.

Profesori i Bujqësisë tregoi se përse janë vonuar mbjelljet e misrit, dhe me këto vonesa në mbjellje të kësaj kulture, se deri kur ka kohë për mbjellje.

“Javë më parë pjesa ma e madhe e sipërfaqeve kultivuese janë mbjellë me patate, ndërsa mbjelljet e misrit përkohësisht i ndaluan oscilimet/ndryshimet temperaturale, të cilat në javën e kaluar ishin nën minimumin biologjik temperatural, të cilin e kërkojnë farërat e misrit, kur vendosen për mbjellje, rekomandoj që sipërfaqe të mëdha kultivuese që janë planifikuar të mbillen me misër, të vazhdojnë tanimë deri në përfundim të prillit, përkatësisht fillim të majit për zonat që karakterizohen me lartësi të mëdha mbidetare”, tha ai.

Rusinovci tregon edhe kriteret të cilat vlejnë për vende të ndryshme se ku duhet të mbillet misri, ai bëri me dije se lartësia mbidetare ka rol të rëndësishëm në kohën kur duhet të kryhet mbjellja.

“Për mbjellje të misrit fermerët duhet të kenë parasysh shumë krirtere prej të cilave po i veçoj: lartësinë mbidetare të rajonit kultivues dhe gjatësinë e periudhës vegjetative të hibridit që mbillet, këto dy kriteret qenësore duhet të jenë mirë të harmonizuara për rajonizimin e misrit në secilin rajon prodhues. Sa ma e lartë të jetë lartësia mbidetare, mbjelljet e misrit duhet të jenë më të vonshme në raport me ekspozicionet e rrafshta të terreneve në rajonet me lartësi më të ulët mbidetare”, u shpreh ai.

Profesori në fjalë specifikon edhe lartësisë mbidetare, ku sipas tij dallojnë në atë se ku duhet të kryhet mbjellja e kësaj kulture bujqësore.

“Për zonat me lartësi mbidetare 300-500 m, mbjelljet e misrit rekomandoj të kryhen deri në fund të prillit, ndërsa në zonat me lartësi mbi 500 m të njëjtat duhet të kryhen në ditët e para të muajit maj”, tha ndër të tjera ai.

Profesor Rusinovci ka një apel të përsëritur se mbjelljet duhet të bëhen, pasi që krizat e ndryshme globale kanë  çrregulluar zinxhirët e furnizimit.

“E kam thënë më parë dhe po e ripërsëris, në këtë vit mbjellje pranverore duhet të kemi sa më shumë dhe pikësynim i ynë është që të mos mbetet asnjë ngastër djerrë, sepse pasiguria ushqimore po na troket në dyer vërehet edhe nga ç’rregullimet e mëdha të çmimeve të ushqimeve në nivel global”, u shpreh profesori në fjalë.

Më tutje ai përmend edhe krizat aktuale ndërkombëtare, dhe se sipas tij këto kriza vetëm sa do të shtojnë pasigurinë e ushqimit në kontinent, ai thotë se duhet që në kohë të tilla Kosova t’i kthej sytë kah bujqit dhe fermerët.

“Sytë janë me pa dhe veshët janë me ndëgjua për të gjithë, meqenëse “zilet po bien” si nga ç’rregullimet klimatike, pasojat e pandemisë, çmimet e larta të naftës, plehërave minerale, e mund të jenë akoma edhe më të ç’rregulluara edhe nga pasojat e luftës që shpërtheu në Evropë, për pasigurinë ushqimore, ndaj, të gjithë së bashku duhet t’u jemi në shërbim fermerëve, qoftë me shërbime këshillimore nga ekipet në terren apo edhe me përkrahje qeveritare përmes stimulimeve të duhura nga dikasteri përkatës”, tha profesori i Fakultetit të Bujqësisë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë