Loading…

Paralajmëron Trumpin: Shpërbërja e BE’së, luftë në Ballkan

  • 24/03/2017 | 13:52

Paralajmëron Trumpin: Shpërbërja e BE’së, luftë në Ballkan

Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Evropian, ia ka tërhequr vërejtjen presidentit amerikan Donald Trump që të mos nxisë vende të tjera të BE-së të imitojnë Brexitin me argumentin se shpërbërja e BE-së mund të bëhet shkak për luftë në Ballkanin Perëndimor, shkruan gazeta prestigjioze “The Financial Times”.


Trump është i pandërgjegjshëm për historinë e ndërlikuar të Evropës, mendon Junckeri. Veterani luksemburgas i politikës evropiane, Junckeri 62 vjeçar, e ka tërhequr vërejtjen në takim me zëvendës presidentin amerikan Mike Pence kur ky ishte në vizitë në Bruksel muajin e kaluar.

“I thashë zëvendës presidentit: ‘Mos e thoni këtë, mos i nxisni të tjerët ta lëshojnë BE-në, sepse po qe se Bashkimi Evropian shembet, do të keni luftë të re në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Junckeri.

Presidenti i Komisionit Evropian ka thënë se është me rëndësi që vendeve të rajonit t’u jepet perspektiva e anëtarësimit në BE.

“Nëse i lëmë vetëm – Bosnja Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, të gjitha ato vende – do të kemi luftë sërish”.

Gjatë një interviste në drekë që zgjati dy orë, Junckeri ka folur për shtrëngesat në marrëdhëniet transatlantike dhe ndikimin negativ të Brexitit, të cilin e quajti “tragjedi” me pasoja.

Ai tha se Trump po u shkaktonte frikë evropianëve me retorikën e tij “Së pari Amerika”.

“Për herë të parë në historinë e pasluftës kemi një president amerikan që lë përshtypjen se nuk është i interesuar për çështjet evropiane”, i ka thënë Juncker gazetës “Financial Times”.

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker do të vizitojë Uashingtonin muajin që vjen, por, nga fjalët dhe toni i intervistës së tij, duket se ka pak shpresa se do ta takojë Presidentin Trump.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë