Qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse (CDC), agjencia shëndetësore kryesore në Shtetet e Bashkuara ka përditësuar parametrat dhe skenarët rreth epidemisë së Covid-19 duke kalkuluar gjasat e shpëtimit nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, transmeton Gazeta Metro.
Agjencia CDC në SHBA ka përmbledhur 5 skenarët e mundshëm të planifikimit të pandemisë Covid-19. Statistikat e përditësuara në muajin shtator tani përfshijnë edhe grup moshat dhe gjasat e mbijetimit të sëmundjes.
Shkalla e fatalitetit pas infektimit është një prej indikatorëve të llogaritur. Sipas CDC në rrethanat optimale gjasat e mbijetimit të sëmundjes për grupmoshën 0-19 vjeç është 99.997 %. Kjo përqindje zbret sipas grupmoshave.
Përllogaritja më e fundit e CDC të Shkalla e fatalitetit pas infektimit sipas grupmoshave.
0-19 vjeç: 0.00003 %
20-49 vjeç: 0.0002 %
50-69 vjeç: 0.005 %
70+ vjeç: 0.054 %
Një tjetër mënyrë për shqyrtimin e këtyre përllogaritjeve:
0-19 vjeç: 3 vdekje në 100,000 infektime
20-49 vjeç: 2 vdekje në 10,000 infektime
50-69 vjeç: 5 vdekje në 1,000 infektime
70+ vjeç: 5.4 vdekje në 100 infektime.
Sipas CDC në rrethanat optimale gjasat e mbijetimit të sëmundjes për grupmoshën 0-19 vjeç është 99.997 %. Kjo përqindje zbret sipas grupmoshave.
20-49 vjeç: 99.98 %
50-69 vjeç: 99.5 %
70+ vjeç: 94.6 %
Vala e parë e infektimit me koronavirusin e ri SARS-CoV-2 që shkakton sëmundjen Covid-19 dërrmoi botën pas vendimit të izolimit që ndërpreu veprimtarinë njerëzore, duke mbyllur ekonominë. Vala e dytë ka nxitur debatin e madh rreth masave që duhen ndërmarrë për parandalimin e humbjes së jetëve./gazetametro.net