Loading…
Parandalojnë plakjen dhe ua forcojnë zemrën: 4 fruta që duhet t’i hani çdo ditë
  • 10/02/2019 | 11:42

Parandalojnë plakjen dhe ua forcojnë zemrën: 4 fruta që duhet t’i hani çdo ditë

Frutat janë burime të shumë lëndëve ushqyese, thelbësore për shëndetin tuaj. Shumica prej tyre përbëhen nga kaliumi, fibrat dietetike, vitamina C dhe acidi folik, transmeton Gazeta Metro.


Konsumimi i tyre i përditshëm, mund të ketë shumë ndikim pozitiv në shëndetin e njeriut.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë disa fruta dhe dobitë që ato kanë për organizmin.

1.Dredhëzat

Dredhëzat apo luleshtrydhet konsiderohen si frutat më freskuese dhe të shëndetshme në planet.

Ato njihen për luften me sëmundjet si ato të zemrës, diabetin e madje edhe me kancerin.

Mirëpo, përveç kësaj, dredhëza është fruti që parandalon më së shumti plakjen.

 

2.Qershitë

Qershia, edhe ky frut njihet për përmbajtjen e vitaminave të ndryshme.

Ajo është e pasur me melatonin, e cila ju ndihmon të flini më lehtë.

Mirëpo, veç këtyre, qershia është një burim i shkëlqyer i kaliumit, i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.

Ndërsa, ajo njihet edhe për qetësim të nervave.

3. Rrushi

Rrushi është i pasur me sheqer natyral, dhe mund të ndihmojë të shtoni në peshë.

Mirëpo, në anën tjetër rrushi ka edhe një dobi që e bën atë njëren prej frutave që duhet të konsumohet çdo ditë. Ky frut, ndihmon në relaksimin e venave të gjakut.

4. Boronica

Studiesit rekamondojnë se një person i rritur duhet të konsumojë rreth dy gota me fruta të boronicës, për çdo ditë.

Jo vetëm gjatë ditës, ata konsiderojnë se ky frut mund të jetë edhe pjesë e ngrënjes gjatë drekës apo darkës.

Mirëpo, një dobi e jashtëzakonshme e këtij fruti është se forcon zemrën e njeriut./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë