Loading…
Paraqitet si blerës, vjedh Ferrarin
  • 15/05/2019 | 19:47

Paraqitet si blerës, vjedh Ferrarin

Policia gjermane po kërkon një makinë të rrallë sportive Ferrari nga vitet ’80-ta, që besohet se vlen mbi dy milionë euro, pasi një njeri që e paraqiti veten si blerës potencial e vodhi atë gjatë një testimi.


Policia në Dusseldorf tha se njeriu, i cili u lajmërua në njoftimin për Ferrarin e kuq 288 GTO për herë të parë të regjistruar në 1985, u shfaq dje në një takim të dakorduar në këtë qytet gjerman, njofton AP.

Ai dhe shitësi shkuan në një test vozitjeje, gjatë të cilit shitësi doli nga makina për të zëvendësuar ulësen me blerësin e ri.

Njeriu u ul në vendin e shoferit, e shtypi pedalin e gazit dhe iku me gjithë veturë, e cila kap vlerën dy milionë euro. Policia tha sot se nuk arritën të gjenin makinën dhe i bëri thirrje publikut që t’u japë informacione eventuale./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë