Loading…

Parashikim i rezultatit të zgjedhjeve dhe koalicioneve të mundshme

  • Nga

  • RAMUSH TAHIRI

  • 25/12/2020 | 20:26

Parashikim i rezultatit të zgjedhjeve dhe koalicioneve të mundshme

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohet një garë për vendin e parë ndërmjet Lëvizjes VV dhe PDK dhe mëpastaj një koalicion paszgjedhor ndërmjet këtyre dy partive fituese.

Shkruan: Ramush Tahiri

Nëse Partia Demokratike e Kosovës del e para gjithsesi që do të përpiqet të bëje një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por nuk është e sigurt që kjo e dyta do të pranojë, me gjasë që LDK në këtë rast do të parapëlqejë të rrijë në opozitë duke iu nënshtruar një procesi të themeltë zgjedhjesh brenda partiake.

Vetëvendosje do t`i ketë 35 -40 deputetë, PDK 32-35, dhe me pakicat 20 , gjithsej bëhen 85 deputetë. Ky do te ishte koalicioni paszgjedhor në të cilin kryeministri do të ishte nga Lëvizja Vetëvendosje ndërsa Presidenti i Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në koalicion parazgjedhor Nisma socialdemokrate do të shkoje me PDK, ndërsa AKR e Behgjet Pacollit do të shkojë me LDK , por nuk përjashtohet mundësia që të bëje koalicion me PDK nëse kërkesat e saja nuk pranohen nga LDK.

AAK gjithashtu do të tentoj të bëjë koalicion parazgjedhor me PDK, por insistimi i saj që posti i Presidentit ti takoj vetëm liderit të saj Ramush Haradinaj do të pamundësoj marrëveshjen.

Vjosa Osmani do të garojë në nji listë të përbashkët me Vetëvendosjen në zgjedhje, por si subjekt i veçantë por që pas zgjedhjeve ajo me deputetët e saj, tre ose katër do të ndahet pasi të arrihet marrëveshja e koalicionit për qeverisje ndërmjet Vetëvendosjes e Partisë Demokratike, duke e mbajtur qëndrimin që s`ka koalicion me PDK.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të dalë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Kjo parti do të ballafaqohet me krizën e identitetit dhe të përcaktimit të rrugës së saj politike për të ardhmen. Do të ketë presion për kuadrot nga terreni dhe do të ketë një garë për supremacion të brendshëm që shprehet edhe si dallim i rrymave dhe i filozofëve të ndryshme politike.

Është e vështirë qê kjo parti ta ruaj këtë ndikim që e ka por gjithashtu nuk mund të thuhet se do të shënoj rënien nën 20 deputetë veçanërisht nëse harmonizohen pikëpamjet e Lutfi Hazirit, Avdullah Hotit e Gazmend Muhaxherit e pa ndikim nuk do të jenë as Sfarça e Veliu.

Isa Mustafa do të mundohet të ruajë ekuilibrin dhe neutralitetin.

(Këtë shkrim Ramush Tahiri e ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë