Loading…

Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2017 të tmerrshme

  • 05/12/2016 | 20:56

Parashikimet e Nostradamusit për vitin 2017 të tmerrshme

Pasi jemi tek fundi i vitit 2016, i vëmë një sy profecive të Nostradamusit të cilat do të mund të realizohen në vitin 2017.

Michel de Nostredame ishte filozof francez i shekullit të 16-të, sipas ndjekësve të tij ai ka parashikuar shumë ngjarje historike duke vënë theks të veçantë tek 11 shtatori në Amerikë, Hitleri si dhe fitoren e Donald Trump.

Sipas ndjekësve të tij, Kina do të bëjë lëvizje duke “shëruar pabarazinë ekonomike në botë”, transmeton gazetametro.net.

Italia mund të përballet me vështirësi financiare si dhe me rritje të papunësisë kështu duke u bërë epiqendra e krizës së eurozonës.

Vendi do të pësojë trazira ekonomike dhe një krizë të thellë bankare në prag të rezultatit të referendumit dhe me vendimin e Matteo Renzi-të që të japë dorëheqje.

Ndërsa superfuqia aktuale SHBA-të, pritet të dobësohen në momentin e parë që presidenti i zgjedhur Donald Trump të hyjë në shtëpinë e bardhë.

Profecia tjetër thotë se armëpushimi në mes të Rusisë dhe Ukrainës do të ndodhë por kjo gjë do të kundërshtohet nga SHBA-të në dallim prej BE-së e cila do t’a përqafon këtë vendim, në mes të këtyre dy vendeve.

Në Amerikën Latine është parashikuar që qeveritë të largohen nga politikat e majta, gjë që do të mund të shkaktojë luftë civile.

Profecia më e tmerrshme është ajo e “Luftës së nxehtë” mbi ngrohjen dhe zbehjen e burimeve globale./gazetemetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë