Loading…

Parashikimi i frikshëm i Nigelit për tërmetin në Zelandë të Re

  • 14/11/2016 | 16:17

Parashikimi i frikshëm i Nigelit për tërmetin në Zelandë të Re

Shtatë ditë para tragjedisë banorët e tmerruar regjistruan një dritë të kaltër misterioz në qiell.

Si duket një njëri parashikoi tërmetin shkatërrues në Zelandë të Re një javë para goditjes, duke e fajësuar për këtë “superhënën”.

Nigel Antony Gray në paralajmërimin në Facebook të postuar me datën 6 nëntor se njerëzit duhet “të pregaditen për një tërmet të madh” me datën 14 nëntor ose “disa ditë më heret”, transmeton gazetametro.net.

1

Ai pretendoi këtë sepse hëna ishte më afër Tokës se që ka qenë shumë vite më parë, tërhjeqja e gravitetit të saj do të jetë më e fortë, dhe se është “mjaft e mundur” të shkaktoj tërmet.

Një tërmet me magnitudë prej 7.5 ballësh goditi afër Christchurch në mbrëmjen e 13 nëntorit, ai e parashikoi “super hënën” për një ditë para mbrëmjes së të hënës.

2

“Kohën e fundit u bë një tërmet i madh në Itali dhe kur një pllakë lëviz atëherë lëvizja theksohet në pllaka tjera tektonike dhe shanset për një tërmet të madh janë më të mëdha në anën e kudërt të globit”, shkroi Z. Gray.

Gray, nga Zelanda e Re, i cili nga Facebook-u i tij paraqitet si një teoreticient konspirativ dhe përkrahës besnik i Donald Trump-it, e këshilloi popullatën që të mbledhin ushqim dhe ujë.

Posti i tij tani i fshirë u përhap shumë shpejt pas goditjes së tërmetit, dhe emri i tij u diskutua më shumë se 38.000 herë në Facebook.

Gjatë tërmetit, banorët e tmerruar shikuan një ndezje të ndritshme të dritës së kaltër në qiell në disa video regjistrime të dritës misterioze që janë paraqitur online.

3

Si duket ishte një fenomen i rrallë i “dritës së tërmetit” ku shkëmbinjtë fërkohen bashkë me dridhjen e kores së Tokës, duke krijuar shkarkim elektrikë.

Ata udhëtuan nëpër të çara të shkëmbinjve të shkaktuara nga tërmeti dhe i jonizuan xhepat e ajrit në atmosferë, duke krijuar plazma që lëshon dritë.

Kjo shfaqje spektakulare mund të shihet vetëm në tërmete të magnitudës pesë apo më të madhe, dhe është regjistruar në vetëm 0.5 përqind të tërmeteve.

I pyetur për koston e përafërt të dëmit nga tërmeti i së dieles Kryeministri i Zelandës së Re John Key tha: “është vështirë të besohet se fatura do të bëhet më pak se dy miliard dollarë”.

Tërmeti ishte më i lartë në magnitudë se dridhja që e goditi Christchurch më 2011 por nuk shkaktoi shkallën e njejt të shkatërrimit si atëherë. Numri i të vdekurve më 2011 ishte 185 ndërsa deri tash janë regjistruar dy të vdekur në tërmetin e djeshëm.

New Zealand Herald raporton se një grua njëqindvjeçare dhe gruaja e djalit të saj mbijetuan kur tërmeti e shkatërroi shtëpin e tyre në Kaikoura por djali i saj, Louis Egdar, pësoi në rrënoja.

Ministri i mbrojtje civile i Zelandës së Re postoi në faqen e tij në Facebook: “Priten tronditje të tjera. Prandaj mos e harroni Drop, Cover dhe Hold. Dhe nëqoftë se ndodh edhe ndonjë tërmet i gjatë apo i fortë atëherë shkoni nëpër terene më të larta.

“Kia kaha Aotearoa (bëhu e fortë Zelandë e Re). Kujdesuni për njëri tjetrin dhe shihemi nesër”.

Ata i falenderuan të gjitha ata të cilët “u paraqitën” atje të hënën dhe shtoi: “të gjithë agjencive, vulnetarëve, fqinjëve, familjeve ushtrisë dhe të gjithëve përreth Kiwi të shkëlqyer…. nuk kishim mundur pa ju”.

Ekziston frika se tërmeti i djeshëm mund të jetë vetëm një shenjë paralajmëruese për një tërmet edhe më shkatërrues.

Vitin e kaluar hulumtuesit nga Univerziteti i Teksasit thanë që kanë gjetur prova që në një regjion i bregut të North Island – i njohur si Hikurangi – mund të shkaktohet një tërmet i madh dhe cunami i ngjajshëm me ate i cili e goditi Japoninë në mars të vitit 2011.

Stuff raporton se ata thanë: “Kjo është prova e parë që në Hikurangi jugor të ndodhin tërmete nga 7-7.9 e deri të 8+, dhe në një interval të shkurtër kohor nëmes të dy ngjarjeve ka implikacione të rëndësishme për rrezik sizmik në Zelandën e Re. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë