Deri të premten parashihet mot i butë, me diell dhe vransira, të shtunën më ftohtë dhe me shi.
Nga dita e djeshme masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të shtrihen mbi rajon dhe vendin tonë, që do të sjellin mot të butë me diell dhe vranësira. Të premten një turbullirë nga Atlantiku do të depërtojë mbi Itali, ku gjatë mbrëmjes dhe të shtunën në mëngjes në vendin tonë do të krijoj kushte për reshje të dobëta shiu, e me rënie të temperaturave, këto reshje, në vise mbi 800m lartësi mbidetare, do të përzien edhe me reshje bore. Më pas gjatë ditës së shtunë reshjet do të pushojnë, por do të mbajë mot më i ftohtë.
Prishtina Weather bën të ditur se temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të rriten dukshëm mbi vlera mesatare mesatare, me minimale që do të luhaten nga -1C deri në +2C, e ato maksimale do të rriten deri në 13C. Ditën e shtunë maksimalet do të zbresin në +8C, e ato minimale të dielën do të zbresin deri në -3C, transmeton gazetametro.net
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 3-6m/s, e të premten me hove deri në 11m/s, ndërsa të shtunën nga ana veriore 2-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë nën vlera normale. /gazetametro.net