Prishtina Weather ka treguar se parashikimi i motit për ditën e sotme do të jetë kryesisht me vranësira dhe erë, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditës do të ketë intervale të shkurtëra me diell, ndërsa vonë në mbrëmje priten kthjellime.
Temperatura minimale pritet të jetë 4 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimalja 11 gradë Celcius.
Shtypja atmosferike do të mbetet në vlera normale 1022mb, e deri në fillim të javës së ardhshme do të mbesë në këto vlera. /gazetametro.net